Ditën e djeshme u gjetën pesë trupa të pajetë gjatë kërkimeve nga autoritetet siciliane në rrënojat e Bayesian pranë Palermos, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve të konfirmuara në gjashtë.
Edhe sot do vijojë puna për nxjerrjen nga anija e një trupi tjetër të pajetë. Sipas mediave britanike ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i manjatit Michael Lynch dhe vajzës së tij, Hannah.
Por kush janë mes viktimave?
Recaldo Thomas, kuzhinier: Ai ishte viktima e parë e konfirmuar pas këtij incidenti. Kanadezi që jetonte në Antigua ishte shefi i anijes.
Michael Richard Lynch
59 vjeçi ishte një manjat britanik i IT-së, i cili konsiderohet “Bill Gates i Britanisë”. Jahti ishte në pronësi të tij dhe po ashtu edhe ideja e udhëtimit në Mesdhe me familjen dhe disa kolegë ishte e tij për të festuar lirimin në një çështje korrupsioni.
Hannah Lynch: Vajza 18-vjeçare e Lynch dhe Angela Bacares. 18-vjeçarja thuhet se është më e vogla nga dy vajzat e zotit Lynch.
Jonathan Bloomer: 70-vjeçari ishte kryetar i Morgan Stanley International.
Chris Morvillo: Ai është avokati i Leeds në SHBA dhe partner në Clifford Chance në Nju Jork. Ai mbrojti manjatin në padinë që ngriti në Shtetet e Bashkuara kundër grupit amerikan Heëlett-Packard, i cili në vitin 2011 bleu kompaninë e tij që publikon softuerin Autonomy për 11 miliardë dollarë. HP kishte akuzuar Autonomy për falsifikimin e llogarive të saj, veçanërisht duke akuzuar Lynch për fryrje artificiale të të ardhurave të kompanisë, rritjes së shitjeve dhe marzheve të fitimit.
Neda Morvillo: Dizajnerja e bizhuterive dhe gruaja e avokatit të Lynch. E njohur si Neda Nassiri, ajo dizenjoi dhe bënte bizhuteri në Nju Jork.
Judy Bloomer gruaja e Jonathan Bloomer, është gjithashtu në mesin e gjashtë personave të zhdukur.
Bloomer është renditur si një ish-drejtoreshë e zhvilluesit të pronave Change Real Estate së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo është quajtur “kampione e shkëlqyer për shëndetin e grave” nga një shoqatë bamirëse me të cilën ka bashkëpunuar ngushtë.
Bloomer ka qenë një administruese dhe mbështetëse e organizatës bamirëse të kërkimit të kancerit gjinekologjik Eve Appeal për më shumë se 20 vjet.
Top Channel