Aksident te Kepi i Rodonit në Durrës/ 52-vjeçari që lëvizte me një motor me katër rrota rrëzohet për vdekje, shpëton bashkëshortja 32 mjete lundruese janë bllokuar nga policia në të gjithë vijën bregdetare shqiptare pasi lundronin jashtë kufirit të lejuar, duke rrezikuar kështu sigurinë e pushuesve.
Mjetet e bllokuara përfshijnë: 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
19 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë; 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin; 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë; 2 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
12 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100 00 lekë të rinj secili për mospajisje me licencën e operatorit turistik.
Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesit e 2 mjeteve të tjera lundruese (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.
Top Channel