
23/02 22:38
Kristjan Asllani vazhdon të jetë një nga problemet e Inzaghit përpara startit të kampionatit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare vazhdon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e grupit, kjo për shkak të një dëmtimi të marrë së fundmi, duke rrezikuar kështu duelin e parë të kampionatit.
Interi do të ndeshet në transfertë me Genoan ditën e nesërme në ndeshjen e parë të Serie A për sezonin e ri, teksa Asllani rrezikon të mos jetë as në stol.
Ky është një problem sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë trajneri Inzaghi, pasi dhe Piotr Zielinski nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi.
Top Channel