Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.
Rrumbullaku bëri me dije se Plarent Dervishaj është ekstraduar sot bashku me Julian Meçajn. Ky i fundit u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.
Sa i përket Durim Bamit, Kreu i Policisë së Shtetit, bëri me dije se nuk është liruar, por ndaj tij ka ndryshim mase në arrest shtëpie.
Top Channel