22/11 18:35
Juventusi është ende në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën, teksa listës së bardhezinjve i është shtuar dhe Pierre Kalulu.
Mbrojtësi francez ishte një nga të preferuarit e Stefano Piolit te Milani, por dëmtimet e njëpasnjëshme duket se nuk e bindin trajnerin e ri, Paulo Fonsecan.
Oferta e fundit e bërë nga “Zonja e Vjetër” duket se po e bind disi “Djallin”. Bëhet fjalë për 3 milionë euro huazim dhe e opsioni i blerjes vitin e ardhshëm për 14 milionë.
Mediat bëjnë me dije se Kalulu e ka dhënë dritën jeshile për të kaluar te Juventusi, teksa çdo gjë tashmë është në dorën e Milanit.
Top Channel