“Ferri mbi Athinë”/ Zjarret dalin jashtë kontrollin, banesa të shkrumbuara dhe njerëz të dëshpëruar! Pamjet dramatike! (FOTOT)

12/08/2024 18:05

Zjarrfikësit grekë vazhdojnë të luftojnë me flakët për të përballuar frontin e zjarrtë që shpërtheu mesditën e djeshme në Varnava dhe është përhapur në verilindje të Atikës.

Gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku raporton nga Greqia se zjarret vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit dhe sipas informacioneve nga Mbrojtja Civile, vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme janë në Dau Pentelis, në Dionysos, në Afidnes, Maratonë, Halandri si dhe në Vrilissia, vetëm 14 km nga qendra e kryeqytetit grek.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për frontin më të fuqishëm të zjarrit për këtë vit në periferi të Athinës, që ka detyruar qindra njerëz të largohen, pasi ka djegur dhjetëra shtëpi, pemë, dhe makina gjatë natës. Aktualisht, sipas ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile operojnë në këtë front 670 zjarrfikës, 27 grupe me komando pyjore, 183 automjete, 17 avionë dhe 18 helikopterë që hedhin ujë.

Siç është regjistruar vizualisht në programin satelitor evropian Copernicus, tashmë janë djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë pyjore e bujqësore , ndërsa gjatësia frontit të flakëve i kalon 40 kilometrat.

Vassilis Kikilias, Ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile:

Banorët e Atikës verilindore po përballen me një front zjarri jashtëzakonisht të rrezikshëm , të cilin ne po e luftojmë për mbi 20 orë në kushte dramatike për shkak të erërave të forta dhe të vazhdueshme, tahtësirës , por edhe për shkak të terrenit shumë të ashpër dhe të pakalueshëm në një pyll të dendur .

Deri pasditen e së hënës nuk ka pasur raportime për viktima,ndërsa 13 persona u trajtuan nga ekipet e shpëtimit dhe stafi mjekësor. Që në orët e para të mëngjesit janë dhënë urdhra evakuimi për 25 qyteza dhe fshatra në Pendeli, Drafi, Dionisos, Damarasi, Daou Penteli, Agios Spiridonas dhe Nea Makri. Autoritetet kanë evakuuar gjithashtu dy spitale dhe manastiret e Shën Efraimit dhe të Pentelit. Video ku forcat policore ndihmojnë në evakuimin e mbi 250 personave të rrezikuar nga zjarret publikojnë mediat greke të cilat kanë ndryshuar programin dhe transmetojnë vetëm situatën me zjarret rreth Athinës.

Edhe ambientet përreth Observatorit të Athinës janë përfshirë nga flakët. Greqia ka aktivizuar mekanizmin evropian të mbrojtjes civile dhe kërkesës greke deri më tani i janë përgjigjur:
* Franca, me dërgesën e një helikopteri, i cili pritet të mbërrijë sot.
* Italia, me dërgimin e dy avionëve zjarrfikës Canadair, që do të vijnë nesër në mëngjes.
* Republika Çeke, me dërgimin e 75 zjarrfikësve dhe 25 automjeteve, që priten brenda 24 orëve të ardhshme .Po ashtu i është ofruar gjithashtu ndihmë nga Spanja, Qiproja dhe Turqia.

Ndihma në përballjen e zjarreve po japin edhe Forcat e Armatosura të ushtrisë greke duke siguruar personel dhe mjete dhe duke i aktivizuar kudo që u kërkohet, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile

Në total, Forcat e Armatosura kanë ndarë për vëzhgim 422 efektivë dhe 211 mjete që kryejnë patrulla të cilat kalojnë nëpër zona malore në të gjithë territorin grek. Autoritetet greke janë në alarm të kuq për zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi edhe temperaturat që parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

FOTO GALERI
16/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA