Çmimi i naftës ulet me 5 lekë! Nga 182 deri në 184 lekë për litër, po tregtohet me 177 deri në 179 lekë

12/08/2024 14:53

Sezoni i verës ka sjellë edhe çmime më të ulëta të naftës në pompat e benzinatës.

Gjatë gushtit atëherë kur edhe sezoni veror është në pikun e tij, tregtarët më të mëdhenj me shumicë në vend po e tregtojnë naftën në nivelin e 179 lekëve, ndërsa në të njëjtin nivel është edhe benzina.

Çmimet janë gati 25% më të ulëta se mesatarja e 240 lekëve përpara dy vitesh, atëherë kur edhe nisi e ashtuquajtura kriza e energjisë që afektoi në masë tregjet globale. Më pas në fillimin e 2023-shit çmimet ranë drastikisht në nivelin e 170 lekëve, por filloi të rritej sërish me aktorët e mëdhenj globalë që ulin sasitë e prodhimit. Për të arritur drejt 198 lekëve/litër në fund të vitit.

Këtë vit nafta është ka pësuar dy herë ulje me nga 5 lek/litër. Kjo ulje e fundit vjen si shkak i rënies së çmimit të një fuçie nafte në bursa, për shkak të shqetësimeve për recesion në ekonominë amerikane dhe tronditjes së bursave botërore.

Me çmimet e energjisë elektrike të subvencionuara nga shteti, nafta ishte produkti kryesor që ndikoi në xhepat e qytetarëve ndërsa inflacioni arriti rekord historik në nivelin 8.2%. Një ulje e mëtejshme e çmimit të naftës dhe inflacionit mund të sjellë edhe lehtësim të politikës monetare me normat e interesit që bëhen më të ulëta për kredimarrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA