Sulm me dronë ukrainas në Shën Petersburg/ Goditet terminali i naftës, pasohen me shpërthime dhe zjarre. Qyteti i lindjes së presidentit Putin në alarm

04/07/2026 09:32

Një seri shpërthimesh ka tronditur Shën Petersburgun, qytetin e lindjes së presidentit rus Vladimir Putin, ku sipas mediave ukrainase një terminal nafte në zonën e portit është goditur nga një sulm me dronë.

Sipas RBC-Ukrainë, e cila citon kanale publike ruse në Telegram, përfshirë grupin OSINT Exilenova+, pas sulmit në terminal u raportuan shpërthime dhe zjarre. Autoritetet lokale kishin paralajmëruar më herët për ndërprerje të mundshme të internetit, megjithatë banorët publikuan në rrjetet sociale video dhe fotografi që pretendohet se tregojnë pasojat e sulmit.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 389 dronë ukrainasë me krahë fiks në rajone të ndryshme të pjesës evropiane të Rusisë, në intervalin kohor nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 07:00 të së shtunës, sipas kohës së Moskës.

Sipas autoriteteve ruse, dronët u interceptuan në rajonet Belgorod, Bryansk, Kaluga, Krasnodar, Kursk, Leningrad, Lipetsk, Moskë, Novgorod, Orel, Pskov, Ryazan, Rostov, Saratov, Smolensk, Tula, Tver dhe Vladimir, si edhe mbi Krimenë e aneksuar, Detin e Zi dhe Detin Azov.

Ndërkohë, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsia) njoftoi se aeroportet e Ivanovos dhe Pskovit u mbyllën përkohësisht gjatë natës, nga e premtja në të shtunë, për arsye sigurie.

Top Channel