Noizy nën arrest, reagon Elgit Doda: Nuk ka asnjë provë kundër tij! Drejtësia vepron me standarde, kur kërcënohemi ne…

07/08/2024 14:57

Këngëtari i njohur Elgit Doda ka reaguar për arrestimin e Noizyt mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, me kërkesë të policisë së Kosovës.

Artisti shkruan se reperi Rigles Noizy është kërcënuar dhe dhunuar verbalisht së bashku me familjen e tij dhe se akuzohet padrejtësisht nga autoritetet në Kosovë, pa pasur asnjë provë kundër tij.

Sipas tij, drejtësia nuk duhet të funksionojë me standarde, por duhen marrë masa edhe kur kërcënohen personat publikë, ndërsa  bëri thirrje ndjekësve të tij të mbështesin Noizyn.

Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tiktok-erit të njohur, Medi Iseni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA