Gjendet i vdekur i moshuari në Tepelenë, dyshohet se është vetëvrarë

06/08/2024 19:08
Foto Ilustruese

Një 70-vjeçar nga fshati Dragot i Tepelenës është gjetur nga familjarët i vdekur.

Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se i moshuari me inicialet A. B., është vetëvrarë me armë gjahu.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA