Prej disa orësh ekipet e zjarrfikësve në luftë me flakët, shuhen vatrat e zjarrit në fshatin Valas të Elbasanit

05/08/2024 21:22

Pas disa orësh luftë me flakët, është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Valas të Elbasanit.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mundur që të shuajnë flakët, ndërkohë që vijojnë të qëndrojnë në terren, për fikjen e plotë të të gjitha vatrave.

Zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe kodre me ullinj, që prej orëve të pasdites së kësaj të hënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA