Pas finales së Europianit, ku Spanja mundi Anglinë me rezultatin 2-1 dhe u shpall kampione e Europës, Lamine Yamal bëri publike lidhjen me të dashurën e tij, Alex Padilla.
Por pas videos së bërë virale në rrjet, ku Padilla shfaqet në prehrin e një djali tjetër, 17-vjeçari i Spanjës vendosi që t’i jepte fund lidhjes me yllin e TikTok.
Nuk vonoi shumë që Yamal të gjente një romancë të re, të paktën siç besojnë fansat, me talentin e Barcelonës që u fotografua pranë një vajze misterioze gjatë pushimeve të tij.
Mediat spanjolle duket se e kanë zbuluar identitetin e saj, e cila besohet se është e dashura e re e Yamal. Bëhet fjalë për Jacque Ligero, një tjetër yll i TikTok.
Gjithashtu bie në sy dhe “fiksimi” i Yamal për vajzat më të mëdha në moshë se ai, pasi është zbuluar se Ligero është 27 vjeçe, 10 vite më e madhe se sulmuesi i Spanjës.
Nga ana e dyshes ende nuk është konfirmuar asgjë, por pamjet e publikuara pranë njëri-tjetrit duket se i kanë bërë gjërat e qarta për fansat.
Top Channel