Veliaj nderon Ermonela Jahon! Kryetari i Bashkisë priti në një takim artisten shqiptare dhe i dhuroi Kullën e Sahatit

04/08/2024 21:23

Kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi artistes shqiptare me fame ndërkombëtare, Ermonela Jaho, Kullën e Sahatit të Tiranës, dhe e cilësoi artisten si një imazh të Shqipërisë moderne.

“Ne të jemi shumë mirënjohës për kontributin tënd. Ti je një ambasadore për vendin, imazh i Shqipërisë moderne, i Shqipërisë që punon, i Shqipërisë së mirë, i Shqipërisë së mbarë, i Shqipërisë që beson te talenti, te djersa, te puna. Dua që me këtë simbolikë të vogël të Sahatit, i cili do të të tregojë gjithmonë orën e saktë të Tiranës, t’i thuash vetes se ndoshta është gjithmonë koha për t’u kthyer te zemra jote, të shtëpia jote”, Veliaj.

Pak orë para se ajo të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të performuar për publikun shqiptar, artistja falenderoi kryebashkiakun për vlerësimin.

“Faleminderit! Është një ndër dhuratat më të bukura. Duke kënduar në Shqipëri, në mëmëdheun tim, në këtë teatër ku unë u rrita, ku filloi ëndrra ime, u bëra kjo që jam sot, ndaj këtij vendi, jo vetëm këtij teatri, dua t’i kthej pakëz dashuri dhe pakëz mirënjohje nga dashuria dhe mirënjohja që më ka dhënë ky vend dhe çdo zemër shqiptare”, tha Jaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA