Plazhi i aventurës/ Sektori Rinia, vendi ideal për sportin ujor, kitesurfing

03/08/2024 12:30

Vetëm 10 kilometra larg qytetit të Durrësit, Sektori Rinia është kthyer në destinacion të dashur për të apasionuarit pas sporteve të ujit, natyrës dhe plazhit. Ligatina dhe bregdeti, në këtë pjesë të Adriatikut, ofrojnë kënaqësi dhe mundësi të shumta për argëtim dhe qetësi njëkohësisht.

“Qetësia, uji dhe për fëmijët është shumë komod se vjen deti i cekët dhe i lë fëmijët pa frikë, pastaj rruga…” , “Këtu kam kaluar 40 vjet të jetës sime. Nostalgjia, të afërmit dhe kam shtëpinë që s’duhet lënë të rrënohet dhe deti këtu është i pastër”, “Hera e dytë që vijmë këtu. Na pëlqen deti dhe Shqipëria është fantastike”, thonë disa turistë.

Gjithnjë e më shumë, në këtë zonë, po fiton popullaritet një sport emocionues, plot adrenalinë dhe jo pak i vështirë. Kitesurfing konsiderohet një sport i cilësisë së lartë që tërheq të apasionuarit dhe profesionistë për të eksploruar potencialet e bregdetit të Durrësit.

“Jam nga Prishtina, jetoj në Suedi dhe kam ardhur në Durrës për kitesurfing. Jam me kamper. Kam 4 netë këtu dhe do të rri dhe 4-5 netë të tjera që ta mësoj. Zona, shumë e bukur dhe ka shumë të huaj. Për fat të mirë sot u bë dhe pastrimi i zonës”, shprehet një turist nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA