Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

05/07/2026 11:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kurbin, ku pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 02:30 të datës 4 korrik 2026, shtetasi me iniciale B. A. ka njoftuar autoritetet se në gurores që ai administron dhe përdor, kishte rënë zjarr, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar pesë mjete të rënda pune.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel