Gafa e Infantinos me Argjentinën pas ndeshjes me Kepin e Gjelbër që ndezi internetin

05/07/2026 00:37

Kualifikimi shumë i vuajtur i Argjentinës në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026 la një imazh të papritur jashtë fushave të lojës. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino befasoi të gjithë me deklaratën e tij teksa pranoi se përjetoi me tension ndeshjen e skuadrës Albiceleste, fjalë që ngjallën debate të forta në rrjetet sociale.

‘Një përqafim për të gjithë Argjentinën dhe urime, sepse zemra sonte…edhe për ne neutralët që ishim me të dyja skuadrat…spektakolare-ishin fjalët e Infantinos

Edhe pse kreu i FIFA u përpoq të përçonte mesazhin se çdo tifoz futbolli mundi të argëtohej me spektaklin duke iu referuar atyre që e perjetuan ndeshjen aty pranë, fraza ‘me zemrën’, rezultoi e mjaftueshme për të krijuar një valë të re reagimesh mes tifozëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që Infantino bëhet protagonist i gjesteve që interpretohen si një favorizim të skuadrës argjentinase.

Që pas fitores së Botërorit 2022, Infantino disa herë e ka uruar publikisht futbollistët Albiceleste dhe ka shpërndarë mesazhe që janë bërë objekt debatesh sidomos mes ndjekësve të kombëtareve të tjera. Sidoqoftë, realiteti sportiv është se Argjentina vazhdon të jetë në garë për të mbrojtur titullin botëror. Pasi kaloi një frikë serioze ndaj Kepit të Gjelbër, skuadra e Scalonit vazhdon rrugëtimin në një turne të cilin në disa momente ishte duke i thënë lamtumirën përpara kohe.

Top Channel