Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga/ Pamjet e “Benz”-it të përmbysur, kush është 34-vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht

01/08/2024 21:56

Një 34-vjeçar mbeti i vdekur gjatë një aksidenti të rënë në aksin Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” Aurel Yzeiraj ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës.

Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA