Në makinën e një shtetasi italian, Dogana Durrës sekuestron 25 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
16/06/2026 15:25
Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.
Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse. Nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme.
Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare.
Top Channel