E rëndë në Patos! 20-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit
01/08/2024 22:06
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Patos, ku një 20-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës.
Ai është hedhurnga kati i katërt, teksa sipas raportimit thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 21:40, në Patos, Fier, shtetasi R. M., rreth 20 vjeç, i cili vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel