Një 55-vjeçar humbi jetën në spital pas aksidentit natën e kaluar, ndërsa policia rrugore arreston një 31-vjeçar.
Policia njoftoi se arrestoi shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të 29 korrikut, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit ai është dërguar në spital, po si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel