Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Sipas KPA-së, Hoxha ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë.

Besnik Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit. Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendoi se vendimi i KPK-së është i cenueshëm në të treja kriteret e rivlerësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA