Prej dy vitesh dy shkolla në Sauk Tiranë janë kthyer në burim aksidentesh për nxënësit e tyre, pasi nuk kanë oborr. Nxënësit nga shkollat dalin direkt në rrugë.
Në Fiks Fare u ankuan prindërit e nxënësve të shkollës “Mustafa Greblleshi” dhe “Sabdër Prosi” në Sauk. Problemi i tyre ishte se shkollat ku fëmijët e tyre mësojnë nuk kanë oborr, duke bërë që fëmijët të jenë të pasigurtë. Nuk ka as roje shkolle, pasi nuk ka oborr.
Fiksi pa nga afër ambientet e të dy shkollave, ku në atë 9-vjeçare “Mustafa Greblleshi” pa që fëmijët e klasës së dytë e bënin orën e fiskulturës në rrugë, aty ku lëviznin lirshëm edhe makinat. Ajo që ishte më shqetësuese është se fëmijët nuk shoqëroheshin nga asnjë mësues. Të pyetur nga Fiksi fëmijët pohuan se mësuesen e kishin brenda duke pirë kafe. Ndërsa roje nuk kishin pasi derën ua hapte pastruesja e shkollës. “Mësuesit pinë kafe dhe ne luajmë në orën e fiskulturës“, shprehen ata.
Nga ana tjetër prindërit janë shumë të shqetësuar për këtë fakt, por kjo është shkolla e vetme që kanë më afër. Fiksi në lidhje me këtë problem u interesua pranë Bashkisë Tiranë, e cila është përgjegjëse për pjesën e infrastrukturës shkollore.
Bashkia e Tiranës në përgjigjen e saj sqaron se ka planifikuar si pjesë të programit buxhetor afatmesëm për vitet 2024-2026, ndërtimin e terreneve sportive dhe murin rrethues për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe” Sander Prosi”. Aktualisht janë drejt përfundimit të dorëzimit të fazës së projekt zbatimit dhe do vazhdojnë me procedurat e prokurimit për zbatimin e projektit.
Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë së Tiranës për problemin e nxënësve te shkolla ‘Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”. Në përgjigjen e saj kjo bashki tha se në planin buxhetor afatmesëm për vitet 2024- 2025 ishte planifikuar edhe ndërtimi i terreneve sportive dhe muri rrethues për dy shkollat.
Pas kësaj përgjigje Bashkia e Tiranës filloi procedurat e prokurimit dhe të zbatimit. Aktualisht është lidhur kontrata e zbatimit për krijimin e terreneve sportive dhe ndërtimin e murit rrethues. Gjithashtu bashkia ka marre masat për krijimin e një rruge alternative për automjetet, në mënyrë që të shmanget kalimi i tyre në rrugën para dy shkollave.
Top Channel