Zjarri përpiu pallatin 12 katësh pranë QSUT, zjarrfikësit heronj në krye të detyrës gjatë gjithë natës Prej dy vitesh dy shkolla në Sauk Tiranë janë kthyer në burim aksidentesh për nxënësit e tyre, pasi nuk kanë oborr. Nxënësit nga shkollat dalin direkt në rrugë.
Në Fiks Fare u ankuan prindërit e nxënësve të shkollës “Mustafa Greblleshi” dhe “Sabdër Prosi” në Sauk. Problemi i tyre ishte se shkollat ku fëmijët e tyre mësojnë nuk kanë oborr, duke bërë që fëmijët të jenë të pasigurtë. Nuk ka as roje shkolle, pasi nuk ka oborr.
Fiksi pa nga afër ambientet e të dy shkollave, ku në atë 9-vjeçare “Mustafa Greblleshi” pa që fëmijët e klasës së dytë e bënin orën e fiskulturës në rrugë, aty ku lëviznin lirshëm edhe makinat. Ajo që ishte më shqetësuese është se fëmijët nuk shoqëroheshin nga asnjë mësues. Të pyetur nga Fiksi fëmijët pohuan se mësuesen e kishin brenda duke pirë kafe. Ndërsa roje nuk kishin pasi derën ua hapte pastruesja e shkollës. “Mësuesit pinë kafe dhe ne luajmë në orën e fiskulturës“, shprehen ata.
Nga ana tjetër prindërit janë shumë të shqetësuar për këtë fakt, por kjo është shkolla e vetme që kanë më afër. Fiksi në lidhje me këtë problem u interesua pranë Bashkisë Tiranë, e cila është përgjegjëse për pjesën e infrastrukturës shkollore.
Bashkia e Tiranës në përgjigjen e saj sqaron se ka planifikuar si pjesë të programit buxhetor afatmesëm për vitet 2024-2026, ndërtimin e terreneve sportive dhe murin rrethues për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe” Sander Prosi”. Aktualisht janë drejt përfundimit të dorëzimit të fazës së projekt zbatimit dhe do vazhdojnë me procedurat e prokurimit për zbatimin e projektit.
Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë së Tiranës për problemin e nxënësve te shkolla ‘Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”. Në përgjigjen e saj kjo bashki tha se në planin buxhetor afatmesëm për vitet 2024- 2025 ishte planifikuar edhe ndërtimi i terreneve sportive dhe muri rrethues për dy shkollat.
Pas kësaj përgjigje Bashkia e Tiranës filloi procedurat e prokurimit dhe të zbatimit. Aktualisht është lidhur kontrata e zbatimit për krijimin e terreneve sportive dhe ndërtimin e murit rrethues. Gjithashtu bashkia ka marre masat për krijimin e një rruge alternative për automjetet, në mënyrë që të shmanget kalimi i tyre në rrugën para dy shkollave.
Top Channel