Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec në afërsi të banesës së një personi me precedent kriminal.
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal.
Ai ka përfituar së fundmi nga amnistia dhe është liruar nga burgu.
Një dëshmitar i cili është banor pallati, u shpreh se ishte një shpërthim i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit, ishin sanitaret duke pastruar rrugën, të cilat u tmerruan.
Dëshmitari: Ora 2 e 5 ka qenë. Shpërthim i fuqishëm shumë, ne thamë ra pallati. Kur pashë nga penxherja e banjës pashë tym të zi atje. Pastrueset ishin ato që i hëngrën copat e tullave sepse qëlluan aty, po pastronin. Bërtitën ato pastrueset. Kaq pashë, erdhi policia dhe zjarrëfikset pastaj. Tmerr ishte thashë si ia bëjnë ata të Izraelit, Palestina. Obobo unë thashë se na erdhi rusi.
Top Channel