Denigroi ish të dashurën në rrjetet sociale, arrestohet 40-vjeçari!
17/07/2024 14:36
Një 40-vjeçar, që akuzohet se ka denigruar ish-partneren, duke i hapur llogari të rreme në rrjetet sociale, është vënë në pranga.
Ndalimi i tij u bë pasi ish e dashura denoncoi se në rrjete sociale 40-vjeçari kishte hapur llogari të ndryshme me emrin dhe me fotot e saj. Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Top Channel