Krishtlindjet e para të Jennifer Aniston me partnerin e saj Jim Curtis, shihni fotot që aktorja postoi
Testoni shikimin tuaj dhe vigjilencën ndaj parave me këtë iluzion intrigues optik, ku mes dhjetra monedhave ‘të pavlefshme’ prej një peni britanik, fshihet dhe një 2-centëshe që ‘ia bën të vlejë’ këmbënguljen tuaj.
20-tëshja është e fshehur mes monedhave të vogla të bakrit dhe megjithëse duhet të ishte në ngjyrë të bardhë, është paksa e pisët dhe nuk duhet qartë nëse nuk i kushton vëmendjen e duhur.
Përdoruesit e rrjetit Reddit pranonin se nuk ishte e thjeshtë.
“E gjeta por ishte më e vështirë nga sa mendohej,” komentonte një prej tyre.
“Vetëm fakti që ishte në qendër e bënte më të vështirë për shumë prej tyre”, shkruante një tjetër.
Nëse nuk arrini ta gjeni përgjigjen e keni në foton ku monedha 20-të është e rrethuar me të kuqe.
Në fotogaleri do të gjeni edhe të tjera iluzione që zbavisin e stërvisin mendjen e shqisat tuaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel