Rodri pas triumfit në EURO 2024: Dita më e mirë e karrierës time, ne bëmë histori

16/07/2024 07:35

Mesfushori i Spanjës, Rodri, pas fitores së Euro 2024 në finalen ndaj Anglisë deklaroi se kjo ishte dita më e mirë e karrierës së tij.

Në prononcimin për mediet, lojtari më i mirë i gjithë turneut u shpreh se njësoj si në jetë edhe në futboll kur jep gjithçka shpërblehesh.

“Kjo është ndoshta dita më e mirë e karrierës sime. Ne jemi kampionë të Europës, sado e vështirë të jetë. Jemi bërë skuadra me më shumë fitore në Kampionati Europian, gjeneratat e mëparshme na treguan rrugën në futboll, e cila është e njëjtë si në jetë, kur jep gjithçka atje, shpërblehesh. Ne bëmë histori duke mundur katër skuadra ish kampione gjatë rrugëtimit. Kaluam shortin më të vështirë dhe kjo tregon për mentalitetin në ekip. Gjë që e kemi të kultivuar, shumë prej nesh kanë qenë kampionë në U-17.U19, U21. De La Fuente e dinte se çfarë po bënte”-deklaroi Rodri. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA