
22/02 13:44
Ballkani është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur në Podujevë nga skuadra e Santa Coloma me rezultatin 1-2.
Ky ishte dhe rezultati i sfidës së parë, por ekipi i Ilir Dajës nuk ia doli dot nga goditjet e 11-metërshave.
Kampionët e Kosovës luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Adetunji në minutën e 38’.
Kur menduan se kualifikimi ishte shumë afër, një autogol i Hamidit në minutën e 92’ çoi takimin në shtesë.
Në kohën shtesë, miqtë shënuan dhe me de Tomas, por Hamidi solli baraspeshën, për ta çuar takimin me penallti. Aty, Santa Coloma fitoi 5-6 duke kaluar për më tej.
Nga ana tjetër, Ballkani do t’i luajë shanset e saj në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Top Channel