“Cilët ministra e deputetë përmenden në përgjimet e Encrochat”/ Dumani i përgjigjet pyetjes së Vokshit: Janë çështje…

15/07/2024 13:55

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj në Kuvend pyetjeve të drejtuara nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Lidhur me përgjimet e dala nga Enchrochat se sa ministra dhe deputetë apo zyrtarë të tjerë janë të përfshirë, Dumani tha se çështja është në hetim.

Vokshi: Cili është statusi i hetimit për katër koncesionet në Shëndetësi?

Dumani: Një dihet që është për gjykim, një tjetër është në hetim. Për informacionet drejtohu institucionit.

Vokshi: Se këta person që i konsideroni të përfshirë në veprimtaritë kriminale vazhdojnë ende? Kush i ka penguar hetimet? Kush i mbron drejtuesit e inkriminuar?

Dumani: Bashkëpunimi është shumë i mirë, problematika që ne kemi evidentuar e kam adresuar publikisht pjesë të raportit, edhe në Komisionin e Ligjeve. Është problematikë që duhet adresuar dhe po marrim masa për ta zgjidhur. Solla një shifër të punonjësve që janë proceduar në 3 vite, është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhjen me policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Vokshi: A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë.

Dumani: Është çështje në hetim dhe nuk mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimit me agjencitë e europës, SHBA, Britanisë, kemi bashkëpunim dhe këto çështje bëhen në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA