Rey Manaj duket se tashmë ka gjetur një klub të ri, me sulmuesin e Kombëtares që transferohet në Arabinë Saudite.
Lajmin e ka bërë me dije media turke, “Aksam”, e cila zbulon se klubi i ri për 27-vjeçarin është Damac FC, që militon në Ligën Profesionale Saudite.
Thuhet se shuma e këtij operacioni ishte rreth 15 milionë euro, me çdo gjë që po shkon drejt mbylljes, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, me një kontratë 3-vjeçare.
Edhe pse ishte vetë sulmuesi që me anë të një komenti në rrjetet sociale se e përgënjeshtronte këtë kalim, duket se media turke është e bindur se çdo gjë ka mbaruar, me klubet që kanë rënë dakord.
Për Manajn kishte interes nga tre gjigandët e futbollit turk, Besiktas, Fenerbahce dhe Galatasaray, por edhe Lazio ishte aty, që e shihte Manajn si të duhurin për të zëvendësuar Immobilen. Gjithsesi, shuma e kërkuar nga Sivasspor, ka bërë që këto klube të tërhiqen nga gara.
Manaj e mbylli sezonin e kaluar në Turqi në kuotën e 22 golave dhe 3 asisteve me ekipin e Sivassporit në 36 ndeshje të luajtura.
Top Channel