Konferenca më e fundit për shtyp e Presidentit Biden u shoqërua me gafa të shumta, në një kohë që zërat brenda demokratëve që vënë dyshim aftësitë e Presidentit sa vijnë dhe rriten.
Fillimisht Biden iu referua gabimisht Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si “President Putin” ndërsa foli me gazetarët për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.
Ai më vonë u korrigjua, përpara se Zelensky të merrte mikrofonin.
“President Putin?” tha Biden, duke korrigjuar veten. “Presidenti Zelensky. Unë jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit.”
Por gafat e Biden nuk përfunduan këtu.
Gjatë konferencës ai e quajti Kamala Harrisin ‘zëvendëspresident Trump’.
Ai është pyetur nëse ka shqetësime për aftësinë e zëvendëspresidentes Kamala Harris për të mposhtur Donald Trump nëse ajo do të ishte në garë me të.
Biden tha se ai “nuk do të kishte zgjedhur zëvendëspresidentin Trump për të qenë zëvendëspresident nëse nuk mendoja se ajo nuk ishte e kualifikuar për të qenë President”.
Top Channel