Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë Disa persona janë parë me çanta të zeza, maska dhe kapele në protestë, të cilët dyshohet se janë ata autorët e hedhjes së molotovëve.
Nuk dihet ende identiteti i tyre, ndërsa dera e Kryeministrisë është djegur plotësisht.
Në tre orë protestë, e cila nisi fillimisht para Kryeministrisë dhe u zhvendos në bashkinë e Tiranës për t’u mbyllur më pas në selinë blu, protestuesit hodhën molotov drejt godinave
Hedhja e lëndëve plasëse nisi në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën virtualisht nga banesa e tij.
Policia dhe forcat RENEA u vunë në gatishmëri duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.
Dy ishin kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku ishin disa nga zyrtarët e PD-së që ishin pjesë e protestës.
Në podium mbajti fjalën edhe kreu i PL, Ilir Meta, i cili sulmoi kryeministrin Edu Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Top Channel