“Liri për Berishën dhe qeveri teknike”, Luçiano Boçi nga protesta e opozitës për Top Story: Kërkojmë të sundojë e drejta, kemi besim te qytetarët

11/07/2024 21:37

Demokrati Luçiano Boçi në një lidhje live për Top Story, nga protesta e opozitës tha se cilat janë dy pikat kryesore të protestës.

Boçi: Pjesëmarrja është masive, janë këtu për të shprehur aktin e bashkimit, në dy kërkesa dhënia liri për liderin e PD dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që buron nga qytetarët që duan rrotacion politik.

Duhet të ndajmë presionin real të Ramës ndaj institucioneve të drejtësisë, dhe protestës së opozitës me kërkesën e saj që në Shqipërinë të sundojë e drejta dhe jo shtrembërimi.

Ne nuk besojmë te kryeministri, kemi besim te qytetarët dhe ata kanë besim të opozita. Rama të pranonte qeverinë teknike, por e dështoi sepse do të përdorë po ato mekanizma për rrëmbimin e votës nga shqiptarët. Protestat duhet të shpeshtohen dhe duhet të kenë dhe akte të forta brenda tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA