Fiks Fare/ 83 vjeçari dhunon kunatën, futet nga dritarja dhe urinon në banesë. Shteti s’ka zgjidhje, policia: Dhunoje edhe ti!

10/07/2024 21:06

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një 83 vjeçari nga fshati Kozare i Kuçovës, i quajtur Xhoxhi Prifti, i cili kërcënon, dhunon dhe i urinon brenda shtëpisë kunatës së tij.      

Kjo e fundit edhe pse ka marrë dy herë urdhër mbrojtje ndaj tij, sërish gjendja është e njëjtë.

Kafaze Prifti tregoi për gazetarët e Fiksit se jetesa e saj është bërë e pamundur. “Jetoi bashkë me vajzën dhe djalin edhe ata i dhunon dhe ofendon kunati gjithë ditën, na është bërë jeta e pamundur, na godet me gurë dhe me shkop, ka urinuar brenda në banesë, hyn nga dritarja ka bërë një palë shkallë”, tregon Kafazja.

Edhe pse zonja sot është me urdhër mbrojtje përballet çdo ditë me të njëjtën situatë. “Ka ardhur këtu policia, ka ardhur dhe shefi i krimeve më kanë thënë kur ai të gjuan, gjuaj edhe ti, por unë ju kam thënë se nuk i gjuaj” thotë Prifti.

Ajo kërkon ndihmën e Fiksit që të moshuarin ta çojnë në një institucion, sepse kështu e ka të pamundur të jetojë.

Fiksi solli disa video ku i moshuari e quan kunatën të përdalë dhe e gjuan me gurë.

Në një bisedë telefonike me Specialistin e Policisë së Zonës, Arben Kaçin, qytetarja ankohet se edhe me urdhër mbrojtje po kërcënohet, por Kaçi i thotë që të shkojë në komisariat të ribëjë kallëzim sepse ai është i zënë me një punë tjetër.

Gazetarët E Fiksit u interesuan edhe në komisariat për rastin, por sipas drejtuesve të institucionit, këtë moshë nuk e lejon ligji të shkojë në burg, ndaj zgjidhja duhet gjetur bashkë më Shërbimin Social.

Kështu gazetarët shkojnë edhe tek ky i fundit, koordinatorja e dhunës në familje, Eralda Lacka,  tregon se e njohin rastin dhe do bëjnë një mbledhje. Ajo thotë në bazë të ligjit dhunuesi duhet larguar nga banesa, por duke qenë i moshuar nuk mund ta nxjerrin pa pëlqimin e tij.

Këmbënguljes së gazetarëve se përse nuk është gjetur zgjidhje më parë , punonjësja nuk i përgjigjet. Për të është shumë e rëndësishme të bëjnë mbledhje, por nuk parashikon asnjë zgjidhje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA