E rëndë në Pogradec! 27-vjeçarit i bie muri sipër teksa po punonte, niset drejt Traumës në gjendje të rëndë
10/07/2024 16:47
Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec, në gjendje kritike për jetën.
Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori 27-vjeçar ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel