Vendimi i Gjykatës së Lartë për 21 Janarin, Dumani: Po depozitohen materialet, do koordinohemi me Prokurorinë e Tiranës 

08/07/2024 11:45

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ngjarjet më të fundit, ndër to vendimin e Gjykatës së Lartë, që çështjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë dha vendim për 21 janarin. Si do procedohet?

Dumani: Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës.

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin, SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallëzimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.

Së bashku me arsyet se përse SPAK nuk duhet të ishte mjaftuar me një shkresë të 24 shkurtit 2023, ku delegonte çështjen për hetime atje ku ajo nuk kishte pasur rezultat, ky vendim do të thotë se ndaj prokurorisë së posaçme ngarkohet detyra tjetër për ta tërhequr dosjen prej prokurorisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA