“Opozita po flet me gjuhën e regjimit”/ Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Ditën e enjte mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri.

Dhionisis Alfred Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e apelit të posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Me shpalljen fajtor të Fredi Belerit, Himara shkon në zgjedhje.
Top Channel