![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/biden_sd-1-800x450.jpg)
04/07 09:22
Një atentat ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko që la të vdekur një burrë që po lëvizte me makinë.
Sipas Protothema.gr, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip BMW ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve ‘Kreta’ dhe ‘25 Marsi’.
Më pas një person i panjohur ka kaluar pranë vendit me motomjet dhe ka hapur zjarr.
Shënjestra mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori është në arrati.
Top Channel