Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka treguar për fillimet e vështira të saj dhe të familjes në Angli.

Edhe bashkëshorti i Miss-it Ergysi, ka mbërritur në Britaninë  Madhe me kamion, në mënyrë ilegale. Gjatë një interviste për “Top Arena” mbrëmjen e kaluar, ish-banorja zbuloi se si Ergysi (bashkëshorti), edhe këngëtari Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.

“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.

“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”,  përgjigj Bardhi, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vashdueshme në “BBV”.

Top Channel