Iu sekuestruan 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet! Siç kam zemrën…

30/06/2024 17:57

Kristian Boçi ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro pasuri, në emër të tij dhe së bashku me 6 persona të tjerë.

Në një postim në InstaStory, me një video nga kisha, Boçi tha dy fjalë për lajmet e këtyre ditëve, për pushimet apo jetesën luksoze me bashkëshorten e tij, Driolën.

“Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem! Siç paça zemrën, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku. Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmitë. Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet.  Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo sms përkrahës”, shkruan ai.

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri.  Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA