Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkon që mosmarrëveshjen me Shkupin t`ia zgjidhë blloku europian.

Në mbledhjen e Këshillit të BE-së, Mitsotakis, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i vendit fqinj po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit. Ai paralajmëroi se kjo lëvizje bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Prespës, e mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e çdo procesi të afrimit të menjëhershëm me familjen europiane.

Ndaj mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të kuptojnë se respektimi i legjislacionit evropian kalon padyshim përmes respektimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga të dyja palët”, ishte komenti i tij. Qeveria e re maqedonase i ka hedhur poshtë akuzat e tij, e këmbëngul se po vazhdon respektimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

Ajo kujtoi ndërkohë se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit ka në fakt detyrime për të dyja palët, por Athina nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj. Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Kyriakos Mitsotakis, përdori emrin e vjetër të shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA