Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Patos, i akuzuar se shiste lëndë narkotike.
A. N., 35 vjeç, banues në Patos, në momentin që ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të gatshme për shitje.
Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike cannabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.
Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi penal për nënën e shtetasit A. N., shtetasen M. A., 62 vjeçe, banuese në Patos, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të banesës.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel