Rishi Sunak dhe Keir Starmer janë përplasur pas skandalit të lojërave të fatit në Westminster, ku policia Metropolitane do të zgjerojë rolin e saj në hetimin e basteve të vendosura në zgjedhjet e përgjithshme.
Në debatin e fundit kokë më kokë përpara se votuesit të shkojnë në qendrat e votimit, lideri laburist nisi një sulm të ashpër ndaj kulturës në krye të partisë Konservatore, duke thënë se ajo tregonte “instinktin e gabuar” për të vënë baste për të ardhmen e partisë.
Gjatë debatit Sunak vazhdimisht i kërkoi vendit të mos “dorëzohej” ndaj planeve të laburistëve për taksat dhe migracionin dhe tha se zgjedhjet e përgjithshme nuk duhet të vendosen thjesht bazuar në zhgënjimin me konservatorët.
“E kuptoj pse je i frustruar me partinë tonë, me mua, e kuptoj. Por kjo nuk është një zgjedhje paraprake, është një zgjedhje me pasoja të thella për ju dhe vendin tonë”, tha ai. “Dhe përpara se të bëni atë zgjedhje, mendoni se çfarë do të thotë një qeveri laburiste.
“A mund të përballoni të paguani të paktën 2,000 £ më shumë në taksë?… Dhe nëse nuk jeni të sigurt për Laburistët, mos u dorëzoni atyre, mos votoni për asnjë parti tjetër, votoni Konservatorë.”
Mbikëqyrja e statistikave në Mbretërinë e Bashkuar u ka lëshuar më parë konservatorëve një paralajmërim mbi pretendimin, duke thënë se ata nuk kishin arritur të bënin të qartë se si ishin llogaritur shifrat.
Starmer tha se ai kishte pezulluar kandidatin e tij, Kevin Craig, “brenda pak minutash” – duke krahasuar veprimet e tij me Sunak, të cilit iu deshën ditë të tëra për të marrë vendimin. “Unë mendoj se në 14 vitet e fundit politika është bërë shumë për të drejtën e vetes dhe deputetët mendojnë se çfarë mund të marrin për veten e tyre,” tha ai.
“Instinkti i këtyre njerëzve për të menduar se gjëja e parë që duhet të bëjnë është të përpiqen të fitojnë para, ky ishte instinkti i gabuar dhe ne duhet ta ndryshojmë atë.”
Ai tha se Sunak ishte vonuar, për të ndërmarrë veprime. “Kandidatët e mi e dinë se kam standardet më të larta. Ata kanë parë veprimet e mia”, tha ai.
Top Channel