Raporti për flukset turistike në botë e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës me rritjen më të fortë.
Ndërkohë që e gjithë bota ka arritur vetëm 97 përqind të flukseve përpara pandemisë, Shqipëria në tre mujorin e parë të vitit 2024 ka një rritje.
Sipas raportit në tre mujorin e parë të këtij viti në krye është Katari me një rritje prej 177 përqind dhe në vend të dytë është Shqipëria me 121 përqind, ndjekur nga Arabia Saudite dhe disa tende turistike në Amerikën Latine apo edhe në Evropë.
Rritja e fortë e udhëtarëve ka ardhur nga dy faktorë. Bumi turistik që nisi në Shqipëri, vetëm në muajin maj erdhën 1 milionë turistë ndërsa nga janari e deri më tani janë 3.3 milionë gati një milionë më shumë se një vit më parë.
Shqipëria është bërë një destinacion i pëlqyeshëm për çmimet, natyrën dhe mikpritjen por edhe për faktin që shumë të huaj kanë kuriozitet për këtë vend.
Ndërkohë që faktori i dytë shumë i rëndësishëm është ulja e çmimit të udhëtimeve dhe shtimi i linjave ajrore nga shumë vende të botës. Ndërkohë që Projeksioni i OKB-së për Turizmin për vitin 2024 tregon për një rikuperim të plotë të turizmit ndërkombëtar me rritje 2% mbi nivelet e vitit 2019.
Shqipëria ndërkohë e ka tejkaluar disa herë këtë nivel. Ndërkohë që e gjithë Evropa në tërësi ka një rritje me vetëm 1 përqind më shumë se në 2019 Shqipëria këtë rritje e ka plot 121 përqind.
Top Channel