“Berishizmi, i ngulitur thellë në PD”/ Alibeaj: Restaurim i tranzicionit 30-vjeçar, unë distancohem…

26/06/2024 17:39

Enkelejd Alibeaj është i vendosur për të mos iu bashkuar Partisë Demokratike, që tashmë drejtohet nga Sali Berisha.

Në një intervistë për “Top Talk”, Alibeaj u shpreh se “vlerat kanë më shumë rëndësi se logot e vulat”. Madje, sipas tij, ‘berishizmi’ është një demagogji që ka hyrë thellë në Partinë Demokratike, por edhe Socialiste, ndaj thotë se distancohet dhe madje kërkon që si ai, “edhe të tjerët të bëjnë aktin e tyre”.

Besoj se në politikë, edhe pse është e rrallë koherenca, duhet t’i qëndrosh atyre që ke thënë. Që s’ka vetëm lëpirje aty ku pështyhet, por edhe ca qëndrime që duhet t’i kemi. Unë e kam thënë qëndrimin tim, që PD duhet t’i mbante vlerat, me të cilat jam mësuar që para 30 vitesh. Unë them se vlerat kanë më shumë rëndësi.

Kam kohë në PD, e njoh berishizmin, si një metodë, si një demagogji me të cilën mund të konstituohet një parti politike. Ideologjia e vërtetë duhet të ishte respektimi i individit, pranimi i të rinjve. Këtu demagogjia është një: e vjetra mbizotëron, njishi është vetëm. Për këto arsye, konstatoj që berishizmi është i ngulitur thellë në PD, por edhe më rëndë, i ngritur në art te partia e Edi Ramës.

Fatkeqësia më e madhe që shoh unë është se me atë që ka ndodhur, është një restaurim i tranzicionit 30-vjeçar. Ruajtja e këtij sistemi të mbyllur me dy forca që japin e marrin dhe bëjnë sikur zihen. Unë mendoj se çdokush si unë, duhet të bëjë aktin e vetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA