Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Shtetet e Bashkuara “po dërgojnë menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare në Venezuelë”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim për X të enjten në mëngjes, duke shtuar se dërgimi u bë “me udhëzimin e Presidentit Trump”.
“Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet më të thella popullit të Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese.
Zemrat tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, me të plagosurit dhe me punonjësit e guximshëm të shpëtimit që punojnë pa u lodhur pas ngjarjes“, u shpreh Rubio.
Ndihma amerikane vjen në një kohë kur autoritetet venezueliane po përballen me pasojat e rënda të tërmetit, i cili ka shkaktuar viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Top Channel