Ky Europian ka bërë një bashkim të shqiptarëve të ushqyer nga dashuria për kombin!
Kështu i sheh profesori Përparim Kabo tre ndeshjet që Shqipëria luajti në këtë Europian. Duke folur në Top Arena, ai u shpreh se sa i përket trajnerit, ka rezerva.
“Shqiptarët kishin nevojë për një lloj bashkimi që ushqehet nga dashuria për kombin flamurin, kjo është fitore, sepse ata të gjithë veç e veç atje ku jetojnë punojnë në një punë të zakonshme, dhe të gjithë bashkë treguan se janë një popull me forcë emocionale dhe karakteri burrërore.
Për rezultatet teknike, nëse mund t’i vëmë një notë pozitive lojtarëve, për trajnerin jam i kursyer, ai ishte më shumë emocional se lojtarët.
Ishte dhe fati jo i mirë që ramë në këtë grup, por historia filloi keq që në ndeshjen e parë, që të paktën nuk duhej të humbej.
Këto janë lojëra sportive dhe nuk duhet ta trajtojmë se ndeshje kombi kundër një kombi tjetër dhe sikur kemi humbur në luftë”, tha ai.
Top Channel