Heidi Klum një ish-modele, prezantuese televizive, producente dhe biznesmene gjermano-amerikane ka qenë e ftuar në një interviste për emisionin “Hot Ones” në YouTube, ku detyrua të hante disa krahë pule me salcë pikante.
Temperatura e ish-modeles 51-vjeçare u ngrit në nivele të tilla, saqë ajo hoqi këmishën që kishte veshur dhe vazhdoi intervistën, sikur asgjë nuk po ndodhte, vetëm në reçipeta të kuqe. Kur arriti tek krahu i tetë i pulës, ndaloi dhe tha “po nxehem”, hoqi këmishën e saj dhe qëndroi vetëm reçipeta.
“Edhe unë po nxehem tani”, tha prezantuesi 38-vjeçar i Sean Evans.
Në të njëjtën intervistë, Klum ka zbuluar edhe veshjet më të shtrenjta që ka veshur në karrierën e saj.
“Reçipeta 12.5 milionë euro dhe pantallona të shkurtra 740,000 euro të Victoria’s Secret. Kishte diamante dhe rubin kudo. Mendoj se me këtë hyra në Librin e Rekordeve Guinness”.
Top Channel