Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Spanja siguroi kualifikimin dhe përballë Shqipërisë – të hënën (21:00) në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit – pritet të shfaqet me ndryshime të shumta.
Një gjë të tillë e pranon edhe tekniku Luis De la Fuente, i cili pas vlerësoi djemtë e tij për fitoren ndaj Italisë, komentoi shkurtimisht edhe përballjen me kuqezinjtë e Sylvinhos.
“Sigurisht që duam t’i lëmë pushim disa lojtarë kundër Shqipërisë, por nuk duam t’u falim asgjë atyre.
Do t’u jap mundësinë disa lojtarëve të pankinës për të treguar se sa të zotët janë”, u shpreh trajneri i kombëtares iberike.
Rodri, një ndër lojtarët më të fortë të Spanjës, do të mungojë në sfidën kundër Shqipërisë si pasojë e kartonëve./ Super Sport
Top Channel