Kosova me mungesa ndaj Izraelit, Hajdari nuk rikuperohet, Avdullahu largohet për arsye familjare
Pas humbjes me Francën, Turqia pësoi disfatë edhe ndaj Italisë, por kjo e dyta ishte shumë e rëndë.
Në shkallët e stadiumit në Bursa, tifozë u dëgjuan që t’i kërkonin trajnerit Vincenzo Montella të japë dorëheqjen dhe kjo gjë nuk mungoi as në konferencën për shtyp të trajnerit pas përfundimit të ndeshjes me italianin që u pyet në lidhje me këtë temë.
‘Jo, besoj te puna që kam bërë. Nuk u largova edhe mora oferta të rëndësishme-ishte përgjigjja e Montellas-vazhdoj të besoj te futbollistët tanë, unë jam me ta. Do të dimë si të vazhdojmë që këtu. Nëse do të ketë një temë diskutimi për dorëheqjen do të flas me lojtarët e mi, por këtë nuk e kemi në agjendë’.
Përsa i përket ndeshjes së skuadrës së tij, trajneri Montella deklaroi se ndihet i trishtuar për atë çfarë u pa në fushën e lojës.
‘Nuk mundëm të kishim të njëjtën qasje në ndeshje si kundërshtarët-tha Montela-si kombëtare nuk jemi mësuar që të luajmë çdo tre ditë në këtë nivel. Kjo më trishton. Pas 3-1 e nisëm më mirë dhe një nga golat tanë u anulua’.
Përsa iu përket fërshëllimave kontestuese të tifozëve në stadium, Montella deklaroi se ishin mëse të merituara.
‘E meritonim të fërshëlleheshim në pjesën e parë. U përmirësuam në pjesën e dytë, por duke qenë se nuk jemi mësuar… U përpoqëm të ruanim qetësinë dhe të motivonim lojtarët teksa analizonim ndeshjen. Por në përgjithësi, nuk jemi mësuar të luajmë çdo 3 ditë në nivele të tilla-shtoi Montella-do të marrim mësime nga kjo ndeshje. Por nuk duhet të humbasim vetëbesimin. Kemi ardhur deri këtu, do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrën më të mirë në fushën e lojës’.
Top Channel